Rreth projektit

Projekti “E Drejta e Pronës për të Gjithë” në Shqipëri ka për synim që të ndikojë në përmirësimin e mjedisit institucional për të drejtat e pronësisë duke garantuar informimin e plotë të qytetarëve dhe krijimin e mundësive të barabarta për qytetarët e paprivilegjuar që të jenë të mirëorientuar në ndjekjen e procesit të legalizimit dhe marrjen e titullit të pronësisë. Krahas ndihmës së ofruar për qytetarët ekipi i ekspertëve mbetet i angazhuar për të kontribuar me rekomandime për optimizimin e procesit të legalizimeve.