Kërkesë për legalizim të ndërtimit pa leje

Shërbimi elektronik "Kërkesë për legalizim të ndërtimit pa leje" u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të aplikojnë online për legalizim dhe pajisje me dokument pronësie për ndërtimet pa leje, të ndërtuara pas datës 10.08.1991, për të cilat nuk është aplikuar më parë për legalizim.

Kriteret e tjera bazë që duhet të plotësojë objekti janë:

- Të jetë në posedim të Subjektit Deklarues

. - Të jetë ndërtuar pas datës 10.08.1991. Ndërtimi të jetë i përfunduar në strukturë përpara datës 07.05.2020 dhe për të, të mos jetë vendosur më parë prishja apo konfiskimi, sipas Ligjit Nr. 107/2014 “ Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, të ndryshuar, ose ne rastet kur këto dënime janë parashkruar sipas Nenit 46, të Ligjit Nr. 10279, Datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative".

- Të këtë funksion banimi ose bujqësor-blegtoral për ndërtimet që janë ngritur në territorin e fshatrave. Ndërsa, në territorin e qyteteve do përfshihen vetëm ndërtimet pa leje të llojeve “Shtesa në ndërtime të regjistruara” dhe “Objekte me shkelje të Lejes së Ndërtimit”, pavarësisht funksionit të tyre. - Për të, të mos ketë aplikim të mëparshëm për legalizim.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Dokument pronësie mbi truallin; - Dokumenti i lejes së ndërtimit të dhënë nga organi kompetent i periudhës kur është bërë ndërtimi.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portal - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për legalizim të ndërtimit pa leje” - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi pronën, shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme. - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit - Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën ose kryeni pagesën online përmes portalit e-Albania me një kartë debiti ose krediti - Punonjësi i ASHK -së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit. - Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë ASHK-së përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Pa afat

Kostot
3000 lekë