Kadastra vijon procesin e legalizimeve, me synimin për t’u garantuar qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje, sipas afateve ligjore.

 Në faqen zyrtare të internetit, Kadastra ka publikuar emrat e 303 përfituesve të Vendimit për Legalizimin e Ndërtimit Informal për aplikuesit pranë pesë Drejtorive Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Duke qenë se për disa muaj fokusi i qeverisë, bashkive apo organeve të tjera kadastrale nuk mund të jenë legalizimet për efekt elektoral, fokusi është zhvendosur te regjistrimi i pronave.

Ministri theksoi se aktualisht numri i dosjeve të mbetura pezull arrin në 237 mijë, prej të cilave 153 mijë janë për banesa. Ai i bëri thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë këtë mundësi për të legalizuar pronat e tyre dhe për të kontribuar në zgjidhjen e situatës së paligjshmërisë në sektorin e ndërtimit.

Mazniku deklaroi se “Ajo që ndryshojmë është që fusim në rol nëpërmjet 4 mekanizmave. Së pari, do të ketë mundësinë të caktojë prioritet, se në cilën zonë do duhet të merret zyra respektive e legalizimeve. Së dyti, do të ketë mundësinë të caktojë ritmin e punës. Së treti, do kenë mundësinë të mbështesin drejtpërdrejtë qytetarin, ato që quhen help-deske. E fundit, bashkia do japë edhe burime ekstra për zyrën e ASHK-së.”

Prej muajit shtator do të nisë një fazë e re për të gjitha ndërtimet informale, të cilat janë në proces për të marrë tapinë. Me ndryshimet e bëra, ‘në lojë’ janë përfshirë edhe bashkitë, të cilat do të koordinojnë punën mes qytetarëve dhe Agjencisë së Kadastrës. Konkretisht bashkitë, do të vendosin prioritetet dhe ritmin e planit të punës, ç’ka do të thotë se do të përcaktojnë, se cilat zona do të kenë përparësi për të përmbyllur praktikën e legalizimit.

VKM nr. 435, datë 26.6.2024, për një shtesë në VKM nr. 867, datë 10.12.2014, “Për procedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtetërore” ka si qëllim bashkëpunimin e bashkive me ASHK, MSHPV, AMVV, AIE për përshpejtimin e proçesit të legalizimit për ndërtimet pa leje brenda territorit që mbulon bashkia sipas ndarjes territoriale në fuqi. Bashkia i jep rëndësi blloqeve gjeografike në funksion të planifikimit të territorit, shkëmben informacion, identifikon subjektet në terren informon subjektet duke vepruar si ndërmjetës në proçes.

Paralelisht me përshpejtimin e legalizimeve, në zonat rurale do të lehtësohen procedurat e marrjes së lejeve të ndërtimit. Mazniku u shpreh se “Hapi i parë ka të bëjë me një proces që ishte në mënyrë sistematike një problem i banorëve që donin të bënin riparime të mureve rrethuese, mureve mbajtëse, çative pa shfrytëzim, të cilat kërkonin atë që njihej si një leje ndërtimi sipas “Nenit 7”. Ishte tashmë një leje e thjeshtuar ndërtimi, por tani do të jetë edhe më e thjeshtuar.”

Ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” përcakton qartë se regjistrimi i Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi do të bëhet vetëm nëse përmbushen 3 kritere. Kështu, duhet që përfituesi i AMTP-së të ketë qenë i legjitimuar për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimuar, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequr pronësia gjatë krijimit të kooperativës apo ndërmarrjes bujqësore. Së dyti, përfituesi i AMTP-së ka marrë tokë në territorin e vetëm një kooperative ose ndërmarrje bujqësore dhe së fundmi toka, për të cilën është lëshuar AMTP-ja, nuk ka qenë “truall”, “vepër e infrastrukturës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh”, ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit.

Rreth 1 milionë parcela toke do të përfitojnë nga projektligji për proceset kalimtaret të pronësisë që nesër diskutohet në parlament. Sipas projektligjit brenda vitit 2028 do të regjistrohen të gjitha tokat bujqësore të paregjistruara dhe do të legalizohen edhe ndërtimet pa leje. Ky ligj shfuqizon 7 ligje të mëparshme për pronat, duke përfshirë ligjin 7501 që sipas Kadastrës kanë krijuar ngërçin me pronat.

Bashkia e Shijakut i përshpejtoi procedurat për nisjen e procesit në terren duke shfrytëzuar periudhën e verës kur kthehen dhe emigrantët. Gjatë kësaj periudhe janë kryer 10,500 inspektime, ku janë konstatuar dhe përgatitur dosjet për afro 1800 banesa informale të ndërtuara gjatë dy dekadave të fundit.

Lidhur me procesin e regjistrimit të tokave me ligjin 7501, drejtoresha e Kadastrës bëri me dije edhe praktikën që duhet të ndiqet nga qytetarët. Ajo theksoi se “Një qytetar që ka një AMTP aplikon te e-Albania nëpërmjet AMTP- së së tij origjinale, certifikatën aktuale dhe certifikatën nga 01.08.1991, apo nëse ka qenë pjesë e ndërmarrjeve bujqësore, bashkë me ndryshimet në 01.10.1992. Më pas është drejtoria vendore që bën një verifikim të dokumentacionit arkivor të kohës, që është marrë nga njësia e qeverisjes vendore, nga komisionet e ndarjes së tokës së kohës, nga drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së kohë në këshillat e qarqeve dhe në prefekture”.

Marrëveshja është diskutuar në Këshillin Bashkiak të Korçës, ky kryebashkiaku ka shpjeguar edhe dy funksionet që do të kryejnë punonjësit e këtij nstitucioni në ndihmë të këtij procesi.

Opozita e ka kundërshtuar lidhjen e kësaj marrëveshje duke theksuar se ajo nuk do të sjellë asnjë gjë të re. Kjo pikë e rendit të ditës është miratuar me shumicë votash, ndërsa pritet që së shpejti marrëveshja të vihet në funksion duke ndihmuar në përshpejtimin e procesit të legalizimeve për objektet që ende nuk janë legalizuar në bashkinë e Korçës.

Për të njësitë vendore do të caktojnë zonat prioritare dhe do t’i ndihmojnë qytetarët me plotësimin e dokumenteve. Mazniku nënvizoi se bashkia do të ndihmojë qytetarët për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Për miratimin e përdorimit të fondit prej prej 6 064 000 lekë, të alokuara nga bashkia Durrës në zbatim të vkb-së nr.90, datë 24.09.2024 “për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis ASHK-së dhe bashkisë Durrës për përfundimin e procesve kalimtare të pronësisë dhe të trajtimit me prioritet të procedurave administrative të papërfunduara për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat me prioritet zhvillimi urban dhe zonat informale të banimit në bashkinë Durrës.